07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Merkeli ka dashur t’u shprehë falënderim për kontributin, zjarrfikësit ia kanë mbyllur receptorin duke menduar se është shaka

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka tentuar me telefon t’u shprehë falënderim zjarrfikësve për kontributin e tyre gjatë krizës me pandeminë e koronavirusit, por komandanti i shërbimit zjarrfikës ia ka mbyllur receptorin, duke menduar se bëhet fjalë për shaka.

Merkeli është lajmëruar në njësitin zjarrfikës në Berhan, por shefi i atij njësiti, Andre Muskvik, ka menduar se bëhet fjalë për shaka të një radio stacioni lokal, transmeton gazeta “Nordkurir”.

Megjithatë, më vonë sërish ka cingëruar telefoni dhe është lajmëruar pres shërbimi i kancelares, i cili ka sqaruar se paraprakisht është lajmëruar shefja e Qeverisë gjermane, pastaj Merkeli sërish është lajmëruar dhe ja shprehur falënderim për punën që e bëjnë në një situatë të rëndë. Ajo për,es mediave ka kuptuar se zjarrfikësit në Bregen, pas testimit negativ të kornavirusit, kanë vendosur vullnetarisht të vendosen në karantinë që të mbesin të shëndoshë që të munden t’u shërbejnë qytetarëve. ar/

Të fundit