14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Cilat janë kërkesat kyçe të Serbisë për situatën në Kosovë

“Organizimi i menjëhershëm të zgjedhjeve të lira në komunat në veri të Kosovës, kthimi i 700 policëve të kombësisë serbe, zgjidhja e problemeve në gjyqësor, pasi nuk diskutohet më për kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit, formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, lirimin e të gjitha personave të burgosur për arsye politike, si dhe heqjen e bllokadës së importit të produkteve nga Republika e Serbisë në territorin e Kosovës, që po zgjat tashmë 14 muaj.Kwto janw disa nga kwrkesat qw Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duhet ti prezanton sonte nw njw adresim para mediave. Pritet që Vuçiq në fjalimin e tij sot të saktësojë kërkesat që Serbia i parashtron komunitetit ndërkombëtar dhe hapat që planifikon të ndërmarrë për të mbrojtur serbët në Kosovë.Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e sotëm do t’i shpjegojë se çfarë po ndodh në Kosovë dhe çfarë do të ndërmarrë shteti lidhur me këto ngjarje, deklaroi sot kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke shtuar se masat që do të ndërmerren do të synojnë ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e serbëve në Kosovë.Ndwrkohw, asnjë fjalë nga Serbia deri më tash nëse është tërhequr nga letra që i kishte dërguar BE-së ku ka shprehur rezervat apo vija të kuqe, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.Ndonëse para 6 ditësh Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë tha se Serbia tashmë ka tërhequr letrën, nga Beogradi zyrtar nuk duan të konfirmojnë një gjë të tillë.Së paku kështu ka deklaruar edhe kryeparlamentarja Ana Brnabiq duke thënë se qëllimisht krerët e institucioneve të Serbisë nuk do t`i përgjigjen kësaj pyetje.

Të fundit