18/05/2024
17 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çmimi i gazit si para luftës në Ukrainë, varësia e Evropës nga 40 ka rënë në 9 për qind

Dimri i butë u kthye në shpëtimtarin e situatës këtë dimër për europianët; falë motit më të ngrohtë se zakonisht, vendet e kontinentit të vjetër kanë pasur mundësi të konsumojnë më pak gaz nga rezervat që ishin krijuar në pritje të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia, e cila ishte furnizuesi kryesor i Evropës me gaz natyror përpara fillimit të luftës në Ukrainë.

Kjo ka bërë që çmimet europiane të gazit natyror me shumicë ranë të bien në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, që i çoi ato në një shifra rekord vitin e kaluar.

Kuptimi i gazit natyror arriti në nivel rekord 364 dollarë për megavat-orë në gusht të vitit të kaluar. Por çmimet kanë rënë që atëherë, duke arritur në 77 dollarë për negavat-orë të hënën, një shifër 50 për qind më e ulët krahasuar me një muaj më parë dhe çmimi më i ulët që nga 21 shkurti i vitit 2022, tre ditë përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Eksportet e gazit nga gjigandi rus i energjisë Gazprom drejt Bashkimit Evropian dhe Zvicrës ranë me 55% vitin e kaluar, thanë drejtuesit e kompanisë. Europa ishte më parë tregu kryesor i eksportit për Gazprom-in, por furnizimet janë ulur në mënyrë drastike për shkak të sanksioneve të lidhura me agresionin rus ndaj vendit fqinj.

Vendet evropiane mbushën depozitat e tyre me rezerva të gazit dhe nisën fushata për të nxitur konsumatorët të kursejnë energji gjatë dimrit. Nivelet e depozitave të rezervave evropiane ishin në nivel 83 për qind të hënën, duke pakësuar nevojën për të blerë më shumë gaz për momentin.

Bullgaria dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje strategjike të gazit

Në Sofje, kompania shtetërore bullgare e gazit “Bulgargaz” nënshkroi një marrëveshje me kompaninë shtetërore turke të energjisë “Botash” për akses në 5 terminale të gazit të lëngshëm dhe rrjetin e transmetimit të gazit në Turqi. Deri në 1.5 miliardë metër kub do të furnizohen çdo vit, marrëveshja është për një periudhë 13-vjeçare.

Falë marrëveshjes, ne ofrojmë mundësinë për blerjen e gazit nga të gjithë prodhuesit botërorë dhe shkarkimin e tij në vendin turk, deklaroi Ministrit i Energjisë Rosen Hristov. Ai e përshkroi kontratën si një “moment historik”. Në vitin 2022 kemi pasur probleme serioze me furnizimin me gazit të lëngshëm për shkak të mungesës së infrastrukturës. Tani bashkë me kolegët nga Turqia po e zgjidhim këtë problem, theksoi Hristov.

Të fundit