02/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Vetëm një rast i ri në Tiranë, dita me numrin më të ulët nga fillimi i epidemisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se dita e sotme shënon edhe numrin më të ulët të të prekurve nga COVID, me vetëm një rast.

Adela Vasili eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik u shpreh se “në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienës personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë. Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me COVID-19. Të shëruar janë 15 qytetarë”.

Sipas saj, në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.

Prej më shumë se dy javësh nuk ka asnjë humbje jete. Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. z.tosku/

Të fundit