27/05/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Crvenkovski: Maqedonia e Veriut i ka hapur, por nuk i ka filluar negociatat me BE-në

Aty ku ishim vitin e kaluar, tani jemi pa progres të dukshëm dhe serioz. Kjo nuk vlen vetëm për Maqedoninë, por edhe për vendet e tjera të rajonit. Përjashtim mund të bëjë vetëm Shqipëria, për të cilën është marrë vendimi për fillimin e negociatave. I hapëm, por negociatat nuk i nisëm. Siç janë gjërat, është e vështirë të parashikohet se kur do të ndodhë kjo, tha ish-kryeministri Branko Crvenkovski në debatin e sotëm me temën “Maqedonia e Veriut ndërmjet Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit: a është i mundur anëtarësimi më i shpejtë në Bashkimin Evropian?” organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve të Asociacionit për Politikë të Jashtme dhe Ndërkombëtare.

Crvenkovski, i cili është gjithashtu një ish-kryetar shteti, është pesimist rreth zgjerimit të BE-së.

“Kujtojmë se për shkak të metodologjisë së re për zhvillimin e negociatave të propozuar nga Franca, e jo për shkak të vetos bullgare, në tetor 2019, përkundër rekomandimit pozitiv të KE-së, Maqedonia nuk i filloi negociatat me BE-në.

Në këto 3 vite as Serbia dhe as Mali i Zi nuk bënë një hap të dukshëm përpara në procesin e negociatave. Faktet thonë se integrimet e të gjithë rajonit janë në ngërç me hapa të vegjël herë pas here. Për mendimin tim, aktualisht nuk ka vend për një optimizëm më të madh as në vitet e ardhshme. Në BE, veçanërisht te anëtarët e vjetër, qëndrimi po forcohet: fillimisht reforma e BE-së, e më pas zgjerimi”, tha ndër të tjera në debat Crvenkovski.

Të fundit