Mbi pesë tonë kokainë nga anija Aresa është dashur të dorëzohen në Selanik, nga ku duhej të merreshin nga anëtarë të Klanit të Kotorrit, kumtoi gazeta malazeze “Dan”. Policia holandeze e konfiskoi drogën.
Policia ende nuk ka konfirmuar se cilit nga dy klanet e Kotorrit u takojnë personat të cilët ishin të detyruar ta marrin drogën në Greqi. Dërgesa lidhet edhe me vrasjen e liderëve të klanit të Shkalës, Igor Dedoviq dhe Stevan Stamatoviq në Athinë, cekin mediumet greke.
Në anijen Aresa në Venezuelë u arrestuan katër shtetas malazezë, që ishin pjesë e aksionit disamujor ndërkombëtar, inicuar nga policia malazeze. ab/