14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

DAP: Është parandaluar mashtrim me kthim të TVSH-së prej mbi 160 milionë denarëve

Drejtoria për të Ardhura Publike sot publikoi hollësi për mënyrën në të cilën kompani të naftës, me fatura të rrejshme kanë dashur të marrin kthim të TVSH-së dhe pagesa në bazë të tatimit të të ardhurave personale.

Në brifingun për media, nga DAP-i informuan për kontrolle të kryera tek tre obligues tatimorë të regjistruar për kryerje të veprimtarisë – tregti me naftë dhe derivate të naftës me shumicë dhe pakicë, të cilët dyshohen për mashtrim, përmes ndryshimit të emrit dhe selisë së personit juridik, si dhe ndryshim të strukturës pronësore dhe menaxhuese, pa pasur të paraqitur punëtorë, licenca adekuate nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, pompa benzine dhe depo, duke u shërbyer me fatura fiktive për shuma milionëshe. Bëhet fjalë për tre obligues tatimorë dhe pesë furnitorë.

“Nuk ka dëmtime të Buxhetit sepse nëpunësit tatimorë parandaluan pagesa për kthim të TVSH-së prej 160.117.130 denarë dhe për Tatim të të ardhurave personale prej 18 969.998 denarëve”, informoi drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.

Për këto raste nga DAP thonë se kanë parashtruar dëshmi me shkrim në Prokurori dhe MPB, më 15 nëntor 2023, ndërsa në Drejtorinë për Polici Financiare, më 1 dhjetor 2023.

Tek rasti i parë i kontrolluar bëhet fjalë për parregullsi të konstatuara në bazë të TVSH-së prej 79.350.190 denarëve, tek i dyti 26.090.205 denarë, ndërsa në rastin e tretë për 54.676 milionë denarë.

Siç kumtoi Llukareska, DAP-i ka kryer procedurë për pagesë të obligueshëm të Tatimit të solidaritetit tek tetë obligues tatimorë, tek shtatë ka përfunduar dhe mbetet edhe një nga tregtia me drurë, material ndërtimor dhe pajisje sanitare, kompani kjo që ndërkaq duhet të paguajë edhe gjashtë milionë denarë.

Të fundit