06/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

DAP: Po bëhet rregullim dhe përditësim i aplikacionit TVSH-jaIme

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton se po bëhet rregullimi dhe përditësimi i aplikacionit TVSH-jaIme dhe që qytetarët të mund të skanojnë faturat fiskale duhet të bëjnë rregullim të aplikacionit.

“Derisa zgjat përditësimi dhe rregullimi qytetarët që t’i skanojnë faturat fiskale, duhet që në aplikacion mobil në pjesën ‘profil’, në dritaren ‘Lloji i skanerit të barkodit’ ku tani qëndron ‘I përparuar’ ta zgjedhin opsionin ‘Themelor’, informojnë nga DAP.

Faturat fiskale të cilat nuk mund të skanohen përmes opsionit “Themelor”, mund të skanohen në kioskat dhe lexuesit e barkodeve të cilat janë të vendosura në hapësirat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Pas përfundimit të këtij procesi, Drejtoria e të Ardhurave Publike do ti njoftojë qytetarët përsëri që te “Lloji i skanerit të barkodit” ta zgjedhin opsionin “I përparuar” gjatë skanimit të faturave fiskale.

Të fundit