04/05/2024
13.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Si duket vetëm Mickoski është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm Hristijan Mickoski është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së thonë nga LSDM përmes një komunikate.

Sipas tyre është e qartë se Hristijan Mickoski është një person kaq i gjithanshëm dhe kompleks, saqë ai vetë mund të jetë i vetmi anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, por edhe kryetar i saj.

Nga atje shtojnë se, kryetari i Komitetit Ekzekutiv Mickoski propozon diçka, p.sh. të mbahet referendum, por ende nuk e di se si duhet të tingëllojë pyetja, kështu që anëtari i po të njejtit Komitet Mickoski njëzëri e mbështet propozimin. Kjo është demokracia në godinën e bardhë. Seancat e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së janë farsa më e zakonshme, aty nuk vendoset asgjë, vetëm Mickoskit i plotësohen dëshirat thuhet në komunikatëm e LSDM-së.

Të fundit