17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Defekt i madh në Maqedoni, nuk funksionojnë kartelat bankare, para mund të tërhiqen vetëm në sportele

Një defekt i madh me kartat e kreditit nga bankat e Maqedonisë ka ndodhur që para disa orësh. Sipas informacioneve nga bankat dhe qytetarët, asnjë kartë krediti nuk funksionon. Bëhet fjalë për karta nga pothuajse të gjitha bankat në Maqedoni.

Sipas informacioneve të A1on, pagesa dhe çdo transaksion me karta krediti janë të pamundshme në territorin e gjithë Maqedonisë, por të njëjtin problem e kanë edhe qytetarët tanë që gjenden jashtë vendit. Edhe ata nuk mund të nxjerrin para nga bankomatet me kartelat e bankave nga Maqedonia. Nuk funksionon as mundësi për tërheqjen e parave nga bankomatet. Mundësia e vetme është tërheqja e parave direkt nga sportelet e bankave, transmeton Zhurnal.

Për këtë kemi arritur të marrim konfirmim nga disa markete dhe dyqane në të gjithë vendin, si dhe nga disa banka.

Sipas informacioneve që kemi marrë, bëhet fjalë për një defekt të rëndë, respektivisht ka humbur lidhja me serverin kryesor. Pritet që problemi të tejkalohet shpejt, por për momentin nuk ka njoftime se kur saktë do të ndodhë një gjë e tillë./Zhurnal

Të fundit