18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohen katër persona në Shqipëri, akuzohen për trafikim të makinave të vjedhura nga Maqedonia

Katër persona janë arrestuar në Shqipëri për trafikim të makinave të vjedhura nga Maqedonia të cilat i shisnin si pjesë këmbimi në Shqipëri. Në mesin e të arrestuarve është edhe 44-vjeçari A. A., banues në Strugë. Sipas policisë shqiptare katër bashkëpunëtorët trafikonin mjete motorike nga Maqedonia e Veriut, i dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi. Policia thotë se vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të. /Alsat.mk

Të fundit