13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dënohen 31 këmbësorë në Tetovë

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, të martën nga ora 09:00 deri në orën 14.00 kanë kryer aksion kontrollues të këmbësorëve, si dhe se sa i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar 31 shkelje të gjitha kanë të bëjnë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara të këmbësorëve, pas së cilës janë hartuar parashtresat përkatëse për këmbësorët-shkelës, duke theksuar se gjobat e parashikuara për këto kundërvajtje variojnë nga 20 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa shkelësit do të thirren në të ashtuquajturin mësim në komunikacion. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 15 kundërvajtje të tjera. SPB-Tetovë apelon këmbësorët që të kenë kujdes kur dhe ku kalojnë rrugët, si veprojnë në kryqëzimet me sinjalistikë drite dhe si lëvizin nëpër rrugë që nuk kanë trotuare të formësuara. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve këshillohen që t’u japin gjithmonë përparësi këmbësorëve, pra të lejojnë të kalojnë këmbësorët kur kanë të drejtë përparësie.

Të fundit