21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

 Dënohen 6 vozitës, nuk u dhanë përparësi  këmbësorëve

Dje  në periudhën nga ora 11 deri në ora 15 është kryer aksion i intensifikuar kontrollues i drejtuesve të mjeteve dhe detyrimeve të tyre ndaj këmbësorëve në zonën e gjerë të Tetovës. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 6 vozitës të cilët nuk i kanë lëshuar këmbësorët në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, për të cilët janë përgaditur parashtresa dhe të njëjtit do të gjobiten me gjoba prej 250 euro në kundërvlerë në denarë, si dhe masë mbrojtëse ndalesë e përkohshmendalimi i automjetit  nga tre muaj deri në një vit. Janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion, ndërsa gjithsej 20 automjete janë ngritur nga “shërbimi i merimangës” së Tetovës për shkak të parkimit të paligjshëm, përkatësisht të gabuar, kryesisht në zonën qendrore të qytetit. Poashtu dje, nga ora 6 deri në ora 10, gjatë kontrollit të përforcuar në zonën e Gostivarit, janë zbuluar dhe sanksionuar 3 drejtues mjetesh të cilët në mënyrë të kundërligjshme kanë kryer tejkalim dhe parakalim, për të cilët janë përgatitur kallëzime përkatëse. Aktivitetet kontrolluese në rajonin Tetovë-Gostivar do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të zbulimit, eliminimit dhe sanksionimit efektiv me kohë të llojeve të ndryshme të kundërvajtjeve në komunikacion dhe për të kontribuar për siguri më të madhe në rrugë.TV KOHA

 

Të fundit