14/06/2024
22.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komisioni i PE-së miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme  i Parlamentit Evropian, më 12 janar miratoi marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.Bëhet fjalë për marrëveshjen që është arritur në dhjetorin e kaluar në mes të Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian, që atëbotë udhëhiqej nga Republika Çeke.Vendimi u miratua me 48 vota për, shtatë kundër dhe tri abstenime.Miratimi i marrëveshjes në këtë komision të PE-së dëshmon se formalizimi i vendimit të bllokut evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën po shkon sipas planit dhe procedurave përkatëse, ku përfshihen institucione të ndryshme të BE-së.PE-ja ka caktuar deputetin socialist nga Holanda, Thijs Reuten, raportues të saj për dosjen që ka të bëjë me liberalizimin e vizave për Kosovën.Reuten disa herë ka deklaruar se Parlamenti Evropian do të punojë me shpejtësinë maksimale për këtë proces, i cili, siç ka thënë ai, veçse ka zgjatur shumë. Tani ka mbetur që në strukturat punuese të Këshillit të përkthehet teksti i marrëveshjes në të gjitha gjuhët dhe të miratohet sërish nga ambasadorët, në mënyrë që më pas të paraqitet për konfirmim edhe një herë para Parlamentit Evropian.Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk mund të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së.

 

Të fundit