25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Derisa ishte duke punuar në ara është vrarë babai i Gani Tushës, i dyshuari për vrasjen e Okit dhe Zhilës

Babai i Gani Tushës është vrarë derisa ishte duke punuar në ara në fshatin Bllacë të Shkupit. Gani Tusha dyshohet për vrasjen e Orhan Bajramit – Oki në Halkidiki dhe dyshohet për përfshirje në vrasjen e Jeton Krivanjevës – Zhila dhe Enis Iseini në lokalin Shisha Bar në Kalanë e Shkupit, një vit më parë. Babai i Gani Tushës është gjetur pasditen e sotme i plagosur me armë zjarri. Pas vrasjeve, të cilat janë pjesë e përballjes mes bandave kriminele në Shkup, Gani Tusha ndodhet në paraburgim në Shkup. Tusha është anëtar i grupit Baron/Bellanoca, grup ky që është në luftë me grupin e Dyqanxhikut dhe Gërçecit, që të dy të njohur për tregti me drogë në Shkup. Dyshimet e para për vrasjen e sotme janë motive hakmarrëse. Policia konfirmoi vrasjen nën hetim. “Në orën 18:10, SPB Shkup ka raportuar se në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme, N.T.  u gjet nga vëllai i tij Z.T.  (56) pa shenja jete, me plagë me armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton shkurt MPB. (Telma TV)

Të fundit