Të katër interpelancat e dorëzuara nga Fronti Evropian për anëtarët e qeverisë nuk kaluan. Deputetët në Kuvend debatuan deri në orët e mbrëmjes kurse akuzat ndaj ministrave dhe zv.ministrit bazoheshin kryesisht në nxitjen e destabilizimit dhe prishjen e raporteve ndëretnike në zhvillimet para, gjatë dhe pas festimeve të 28 Nëntorit.Nisma ndaj zv.kryeministrit Izet Mexhiti mori tre vota për dhe 64 kundër.“Interpelanca – gënjeshtra të cilën as vetë nuk e besuan!”, ka thënë Izet Mexhiti, zv.kryeministër.Dështoi edhe Interpelanca ndaj Ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski. Ai e konsideroi nismën si përpjekje për defokusim të opinionit.Në të njëjtën vijë ishte edhe reagimi i zv.kryeministrit Ivan Stoillkoviq.Interpelancë kishte edhe ndaj zv.ministrit të Brendshëm Astrit Iseni, e cila po ashtu nuk moti votat e nevojshme për miratim.Fronti Evropian nuk është prononcuar pas dështimit të interpelancave.







