Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procesit është një lajm i mirë dhe ligji është respektuar sepse parashikon kombësinë në librat amë, jo në ekstrakt. Certifikatat e lindjes nuk është patjetër t’i përmbajë të gjitha të dhënat nga libri amë, thekson ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të shqyrtojë Udhëzimin e ri për Librat Amë.
Deskoska thekson se përkatësia etnike bën pjesë në grupin e të dhënave “sensitive” që i nënshtrohen mbrojtjes së veçantë sipas rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Të dhëna të tjera të tilla janë të dhënat për përkatësinë fetare, përkatësinë politike, gjendjen shëndetësore, orientimin seksual etj. Vendi ynë është nënshkrues i Konventës për Mbrojtjen e Personave për Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale dhe unë personalisht kam nënshkruar Protokollin për ndryshimin e tij në dhjetor 2019, i cili forcon më tej mbrojtjen e këtyre të dhënave sensitive. Ai Protokoll është ratifikuar në Kuvend në qershor 2021 dhe është i detyrueshëm për ne.
Sipas dispozitave kushtetuese, marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në përputhje me kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Aq më pak me një udhëzim. Pra, kushtetuta jonë i vendos marrëveshjet ndërkombëtare nën kushtetutë, por mbi ligjet. Sipas kësaj, prisja që ministria kompetente do të propozonte ndryshimin e Ligjit për evidencë amë, me qëllim të respektimit të obligimeve ndërkombëtare, e jo ndryshimin e udhëzimeve për zbatimin e ligjit. Ajo që po ndodh në këto momente është një proces regresiv dhe mosrespektim i detyrimeve ndërkombëtare që kemi marrë si shtet”, thuhet në njoftimin ish-ministres në rrjetet sociale.
Ligji për Evidencë amë, i cili u miratua në vitin 1995, përcakton që të figurojë kombësia e prindërve. Prandaj mendoj se është një lajm i mirë që erdhi nga Gjykata Kushtetuese që do ta përdorin. /SHENJA/