25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dhëndri shqiptar Francois Lefort zgjedhet President I Parlamentit të Gjenevës | FOTO

Mbrëmë me datë 11 Maj 2020 President i Parlamentit të Republikës së Kantonit të Gjenevës-Zvicër u zgjodh Z.Francois Lefort, kandidat I Partisë Ekologjike.

Presidenti I ri u votua nga deputetët e të gjitha partive ,që përfaqësohen në Parlament. Ky personalitet është Shkencëtar,profesor por dhe i angazhuar si militant ekologjik që në moshë të hershme e politikisht deputet që nga viti 2009. Z.Francois Lefort është bashkëshorti i artistes- pianistes shqiptare Ermira Zyrakja-Lefort,me vlera e kontribute në artin klasik por dhe për artin e kulturen shqiptare kudo në diasporë.

Vlen për tu theksuar se Z.Francois Lefort me njohje historike-kulturore e aktuale për shqiptarët, ka qenë dhe mbetet miku i shqiptarëve vite me radhë. Me integritet demokratik e vërtetësi është prononcuar me diskutime të drejta për kauza të rëndësishme për komunitetin shqiptar.

“Dhëndri ynë” siç e konsiderojnë me shumë respekt e vlerësim, presidenti i posazgjedhur në tribunën e lartë parlamentare te Republikes së Kantonit të Gjeneves, përpos misionit të tij të rëndësishëm,ka gjithë afeksionin e shqiptarëve te komunitetit,sepse është “Presidenti” që me modesti, miqësisht e me respekt për ne,flet edhe gjuhën shqipe. Andaj në shqip i urojmë “punë të mbarë e të suksesshme në vazhdimësi” Z.Francois Lefort.

Përndryshe, disa vite radhazi President I Parlamentit të Kantonit të Gjenevës, ishte edhe një mik tjetër I shqiptarëve Z. Eric Leyvraz, I cili disa herë ka vizituar trojet shqiptare I shoqëruar nga veprimtari,diplomati dhe Ambasadori I Paqës Botërorë Z. Tahir Shabani. /Tv Koha-Tetovë/

Gazetar: Jetmir Bajrami

Të fundit