Tifozët famëkeq të Cërvena Zvezdës sël Beogradit, “Delija”, kanë djegur flamurin e Republikës së Kosovës. Kjo ndodhi mbrëmë në Beograd nga bandat serbe që dirigjohen nga shteti serb.
Kongresi i UEFA-s në Beograd, ka treguar edhe një herë vlerat e mëdha të këtij sporti në misionin e bashkëpunimit dhe ndërlidhjen mes vendeve të ndryshme pavarësisht historisë, politikës dhe së shkuarës, por kjo me sa duket vetëm për një moment.
Në zemër të Serbisë, në Beograd, dje u ngrit flamuri i Kosovës, si shtet i pavarur dhe i njohur nga organizmat ndërkombëtare politik dhe sportiv si UEFA.
Presidenti i FFK-s, Agim Ademi ka pozuar me flamurin e Kosovës duke treguar edhe një herë se tashmë këmbëngulja e serbëve është një mendësi i gabuar dhe e prapambetur.
Gjithsesi ka zgjatur më pak se 24 orë ky imazh. Federata Serbe e Futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka njoftuar heqjen e flamurit të Kosovës nga ambientet e kongresit.
Flamuri që u shfaq Agim Ademi, president i FFK-së, është u hoq dhe iu vu flaka në qytetin e Beogradit nga tifozët e Crvena Zvezdës ‘Delije’ spara syve të gjithë përfaqsësesve të UEFA-s.







