24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov: Është joserioze t’i hedhet faji Bullgarisë për deportimin e hebrenjve

Për t’ia hedhur fajin Bullgarisë për deportimin e hebrenjve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut është e joserioze, thotë Angel Dimitrov, bashkëkryetar i Komisionit të përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës të Maqedonisë së Veriut.

Duke komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski me rastin e 80-vjetorit të dëbimit të hebrenjve nga territori i sotëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitrov për “BTA” tha se është krejtësisht e papranueshme të flitet në këtë mënyrë për Bullgarinë.

“Drejtësi do të thotë të njohësh dhe emërtosh të vërtetën dhe që ajo të respektohet nga të gjithë. Që të ndodhë pajtimi, ai duhet të kërkojë falje për rolin e qeverisë së atëhershme profashiste në Sofje në deportimin e hebrenjve maqedonas”, tha Pendarovski në fjalimin e tij.

“Madje është jo korrekte nga ana e një politikani me përgjegjësi të madhe, qëllimi i të cilit duhet të jetë vendosja e marrëdhënieve të mira diplomatike mes dy vendeve tona”, komenton Dimitrov.

Dimitrovi shton se Bullgaria është i vetmi vend në Evropë që nga njëra anë ishte aleate me Gjermaninë naziste, por nuk iu bind presionit të saj dhe shpëtoi të gjithë hebrenjtë e saj.

Të fundit