03/03/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dinari i Serbisë futet në tregun e Maqedonisë së Veriut me vendim të Bankës Popullore

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që të përfshijë edhe dinarin e Serbisë në listën e këmbimeve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi do të fillojë të zbatohet prej Listët së Këmbimeve të përcaktuar prej 1 nëntorit të vitit 2022”, sqaroi Banka Popullore.

Banka sqaroi që ky vendim i Këshillit erdhi si rezultat i shkëmbimit të madh tregtar ndërmjet dy vendeve dhe rritjes së numrit të turistëve nga Serbia.

“Vendimi për përfshirjen e valutës serbe ne Listën e Këmbimeve vjen në periudhën e thellimit të bashkëpunimit bilaterale ndërmjet bankave qendrore nga të dy vendet dhe përfaqëson reaksionin e koordinuar ndaj vendimit të Bankës Popullore të Serbisë për futjen e denarit maqedonas në kursin e tyre të këmbimeve.”, sqarojnë nga Banka.

Të fundit