23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dinari serb do të përjashtohet nga 1 shkurti në Kosovë, reagon DASH: Rishikoni vendimin!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka vendosur që nga 1 shkurti të përjashtojë pagesat me dinarë. Një zënëdhës i DASH ka thënë se Kosova duhet të ofrojë më shumë kohë dhe të konsultojë komunitetet që preken nga vendimi i 27 dhjetorit.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme që vendimet e saj të zbatohen në mënyrë që të zbusë ndikimin që ato vendime do të kenë në qytetarë. Jemi të shqetësuar se rregullorja e miratuar më 27 dhjetor do të ndikojë negativisht në komunitetin etnik serb në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi për Pavlovic Today.

Departamenti i Shtetit gjithashtu nënvizoi se, në përputhje me ligjin e Kosovës dhe zotimet e marra sipas Planit të Ahtisaarit, Serbia “ka të drejtë të ofrojë ndihmë financiare për anëtarët e komunitetit etnik serb në Kosovë”.

“Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të kërkojmë nga Kosova që të përmbushë zotimin e saj për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASM). AKMS është mekanizmi primar përmes të cilit Serbia në mënyrë transparente mund të ofrojë mbështetje financiare për institucionet dhe individët sipas kornizës ligjore të Kosovës. Departamenti i Shtetit theksoi se individët në Kosovë të cilët “në mënyrë legjitime marrin ndihmë financiare nga Serbia kanë nevojë për qasje në një mekanizëm ligjor funksional përmes të cilit ata mund ta marrin atë mbështetje”, ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i DASH.

Të fundit