30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dje banorët maqedonas, sot Këshilli Komunal kundërshton ashpër hapjen e paraleles shqipe në Çashkë

Një grup i caktuar i prindërve të nxënësve maqedonas të shkollës fillore “Todor Janev” të komunës Çashkë të Velesit dje kanë protestuar dhe nuk kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë.

Protesta është organizuar për të kundërshtuar hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë.

Për shkak të mungesës së mësimit shqip në këtë shkollë, nxënësit shqiptarë të fshatrave rreth Çashkës janë të detyruar të mësojnë në gjuhën maqedonase që nga klasa e parë e deri në atë të nëntë.

“Unë kam mësuar edhe maqedonisht edhe shqip, por tash nuk ka, nuk lejojnë a nxënës ka boll, por nuk lejojnë. Problemi është… Përse të hapet këtu paralele në gjuhën shqipe kur ky vendbanim është 100% maqedonas.”- theksojnë banorët.

Edhe pse protestojnë, banorët maqedonas janë të vetëdijshëm se kjo që po e bëjnë nuk është njerëzore.

“Dua t’i bëj apel kryetarit të komunës….-Duhet të jetë njeri… A është njerëzore të ndalohet mësimi në gjuhën amtare? Jo, nuk është njerëzore, nuk është, por ky vendbanim është 100% maqedonas.”-shprehen banorët maqedonas.

Protestuesit maqedonas djee falënderuan drejtoreshën e shkollës për përkrahjen, por dëshironin të sigurohen se paralelja nuk do të hapet dhe shkuan edhe te kryetari i komunës për të marrë konfirmim.

“As ne si komunë, as këshilli nuk mund të sjellë vendim sepse është në kundërshtim me ligjin.” –përfundon Kryetari i Komunës Goran Stojanovski.

Ndërkaq sot, në Këshillin e Komunës së Çashkës gjatë mbledhjes është diskutuar për hapjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe. Ky propozim është kundërshtuar ashpër nga këshilltarët komunalë.

Këshilli i Komunës së Çashkës numëron 11 këshilltarë, në mbledhjen e sotme kanë qeën 10, pasi ka munguar një. Pra prej 10 këshilltarëve kanë votuar 7 pro dhe 3 këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kanë qenë kundër dhe në shenjë proteste kanë lëshuar mbledhjen.

Në lidhje me këtë problematikë të krijuar në Komunën e Çashkës është prononcuar për mediat edhe Kryetari i Këshillit Komunal në këtë komunë, Halit Ferati nga ASh-ja, i cili thotë:

Ky është problem i kahmotshëm në Komunën e Çashkës. Unë si Kryetar i Këshillit Komunal prej fillimit jam i informuar me problemet e arsimit në kumunën tonë, ku edhe unë ngrita iniciativën dhe dola ne terene për të mbledhë nënshkrimet e prindërve shqiptar për rihapjen e një paraleleje në gjuhën shqipe në komunën e Çashkës, në shkollën fillore ‘Todor Janev’, ku ky problem mori kahje ndëretnike dhe nuk zgjidhet problemi po vetëm shtohet ai në koncept ndëretnik. Unë i dënoj këto veprime nga ana e disa personave të cilët duan të prishin rendin dhe qetësinë në komunën tonë. Unë si kyesues i këshillit dhe kryetari i komunës dhe gjithë këshilltarët, ato të BDI-së, të LSDM-së dhe ne, si këshilltar të koalicionit jemi të vendosur që ta zgjedhim këtë problemin e arsimit dhe jemi të gatshëm që bashkërisht të japim kontributin tonë dhe sollëm një vendim ku autorizohet drejtoresha e shkollës dhe kryetari i komunës që të veprojnë për zgjidhjen e problemit të arsimit shqip në komunën tonë dhe të hënën ose të martën të bëjmë një takim në nivel qendror, me përfaqësues të qeverisë dhe me ministrin e arsimit. Sot për fat të keq këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, po i japin një pasqyrë negative situatës në komunën tonë. Ata nuk duan zgjidhje por duan ta risin problemin në baza ndëretnike. Nuk është koha për të ngritur tensione ndëretnike, është koha për veprim, guxim dhe vendosëshmëri. Ne si tëresi jemi të bashkuar për të zgjidhur problemin.”, ka thënë Kryesuesi i Këshillit komunal në Komunën e Çashkës, nga ASH-ja, Halit Ferati.

Të fundit