25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Drejtori i ARS-së Naumçe Mojsovski ka shtruar padi për shpifje kundër KSHPK

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) Naumçe Mojsovski ka shtruar padi për shpifje kundër Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)

Në padi, siç tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska në seancën e sotme, Komisioni ngarkohet se publikisht ka publikuar informacione për drejtorin e ARS-së.

“Bëhet fjalë për lëndë e cila punohet në vazhdimësi për dy vite. E kemi analizuar funksionimin e ARS-së në tërësi, kemi dhënë rekomandime të cilat drejtori nuk i ka analizuar”, tha Ivanovska.

Anëtari i KSHPK-së, Vlladimir Georgiev theksoi se faktet në raportin e KSHPK-së për drejtorin e ARS-së, që janë dhënë në njërën prej seancave paraprake të Komisionit, bazohen në fakte për punën e drejtorit të dorëzuara në Agjenci ose nga institucione të tjera kompetente.

Anëtari i KSHPK, Nuri Bajrami, nga ana tjetër, potencoi se nuk e ka të qartë se si një person zyrtar nuk e ka parë se seancat e KSHPK janë publike dhe se Komisioni është mbase më transparent se që parashihet me ligj.

Të fundit