18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Drejtori i spitalit të Tetovës takon zv.drejtorin e Spitalit “Çanakale”, shqyrtohet bashkëpunimi në trajnimin e stafit

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri dhe drejtori ekonomik, Blerim Osmani u takuan me zëvendës drejtorin e Spitalit Universitar “Çanakkale 18 mars”, Ibrahim Demir.

Në takim u bë prezantimi I të dy institucioneve dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim si në trajnim të stafit mjekësor ashtu edhe vizitave të ndërsjella dhe këmbimi i përvojave.

Zëvendës drejtori Ibrahim Demir shprehu falënderimet e sinqerta për mikpritjen dhe atë që e bënë të ndihet si në shtëpi dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Drejtori Ilir Demiri shprehu falënderimet për vizitën e zëvendës drejtorit, përgëzoi atë për përzgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit 18 mars në ÇanakKale, Prof dr. Ramazan Cuneyt Erenoglu si dhe shprehu gatishmërinë për vizitë në ÇanakKale javëve në vijim për konkretizim të bashkëpunimit.

Vizita u realizua në kuadër të programit Erasmus+.

Të fundit