15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përfituan 20 mijë euro duke mashtruar me para të falsifikuara përmes TikTokut, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, që përmes rrjetit social “TikTok” postonin video se shesin para të falsifikuara.

Ata kanë përfituar 20 mijë euro nga mashtrimi që i kanë bërë dhjetëra personave kinse do t’u shesin para të falsifikuara.

Gjatë bastisjes në shtëpitë e pesë të dyshuarve janë sekuestruar: një granatë dore, një armë automatike, 52 fishekë, një karikator i armës, dhe një telefon mobil.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit.

Ndërsa edhe palët që kanë tentuar të blejnë para të falsifikuara kanë konsumuar vepër penale, shkruan në raportin e policisë

Policia njofton se gjatë hetimit janë siguruar prova se personat e dyshuar me iniciale F. V., S. A., A. V., B. R.) mashkull kosovar dhe (E. V.) mashkull/kosovar, janë marrë me veprimtari kriminale ku kanë mashtruar dhjetëra persona kinse do të ju shesin para të falsifikuara, derisa në anën tjetër personat që kanë tentuar të blejnë para të falsifikuara, kanë kryer vepër penale nga neni 296 paragrafi 4 I KPRK-së. Vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit është rreth njëzet mijë (20,000) euro.

Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit të lëndës dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Të fundit