27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy javë më parë i vdiq partneri, vdes në moshën 36-vjeçare ylli i filmave për të rritur, Sophie Anderson

Sophie Anderson, ylli i njohur i filmave erotikë, ka vdekur në moshën 36-vjeçare, siç ka bërë të ditur shoqja e saj në rrjetet sociale. Pornostarja angleze ka ndërruar jetë, vetëm dy javë pas vdekjes së ish-partnerit të saj Oliver Spending.

“Jam e shkatërruar kur dëgjova lajmin për vdekjen e Sophie. Kemi kaluar kohë të mrekullueshme bashkë dhe kështu do ta kujtoj. Shpirti i saj i qeshur ishte, si dhe mirësia e saj ishin tiparet që e karakterizonin. Ishim shumë të afërta dhe ndamë shumë kohë së bashku, gjë që ishte unike për të dy ne. Kështu do ta kujtoj. E gjithë kjo është kaq tragjike, por e di që ajo do të jetë e qetë tani. Unë do të të dua përgjithmonë dhe do të kesh një vend të veçantë në zemrën time. Ne kemi qeshur gjithmonë së bashku për vite me radhë. Faleminderit Sophie. Do të më mungosh”, ka thënë mikja e saj e ngushtë, Rebecca Jones në rrjetet sociale.

Sophie Anderson, përveçse ylli i filmave erotikë, ishte edhe nënë e katër fëmijëve. Ajo hyri në botën e pornografisë në vitin 2017 dhe u bë më e njohur për operacionet e saj plastike, në një prej të cilave për pak humbi jetën.

Në mars, ajo pothuajse vdiq nga sepsis kur një implant në gjoksin e saj të majtë u infektua. Për ta korrigjuar këtë, ajo iu drejtua ndihmës së fansave të saj në rrjetet sociale, duke u kërkuar atyre t’i jepnin para.

Të fundit