Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Suharekës. Nga një grabitje e armatosur, një polic është plagosur me armë zjarri ndërsa një tjetër është lënduar gjatë aksionit. Ndërkohë, të dyshuarit për këtë vjedhje ende nuk janë kapur.
Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00 në një argjendari në Suharekë.
Një videon që ka siguruar gazeta Nacionale, shihen katër persona të armatosur duke e grabitur argjendarinë. Grabitësit shihen të maskuar, derisa në duar mbanin armë të gjata. Ndërsa, sipas njoftimi të Policisë së Kosovës, nga kjo vjedhje janë lënduar dy policë, njëri me armë zjarri ndërsa tjetri gjatë aksionit.
Të dy policët janë jashtë rrezikut për jetë dhe se të njejtit janë liruar pas trajtimt mjekësor.
“Grabitje e armatosur në Suharekë – Sot me datë 22.11.2023 rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishtë në zhvillim e sipër në një argjentari , në rrugën Brigada 123, në Suharekë. Policia me të marr informatën, konkretishtë patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes.”
“Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur, posa patrulla policore ka mbërri në vend ngjarje të dyshuarit kanë shtën me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit ,ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit.” – thuhet në komunikatën e fundit të policisë.
Më tej, policia ka bërë të ditur se ka ndjekur nga pas të dyshuarit, mirëpo, ata gjatë rrugës kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe janë arratisur.
“Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforicime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar. Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën.” – ka njoftuar policia.
Tutje, Policia e Kosovës ka thënë se është angazhuar për kapjen e të dyshuarave, teksa ka bërë thirrje për qytetarët që të ndihmojnë në kapjen e tyre nëse kanë informancione.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë.”
“Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veqanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.” – përfundon njoftimi i PK-së.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka kërkuar që të ruhet qetësia.
“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen.” – ka shkruar ai.
Ndërkohë, kjo vjedhje e armatosur ka nxitur reagime të shumta të qytetarëve në rrjetet sociale. (Nacionale)