19/06/2024
28.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy ushtarë të Maqedonisë së Veriut janë helmuar nga gazi në Slloveni derisa punonin në mënjanimin e pasojave nga vërshimet

 Tetë persona, mes të cilëve edhe dy ushtarë nga Maqedonia e Veriut, janë helmuar me mkonoksid karboni derisa kanë pompuar ujë nga bodrumi në Shtëpinë e kulturës në Çërna të Koroshkemit, në Slloveni.

Mjeku kryesor i Armat[s së Sllovenisë, Robert Karota kumtoi se mes të helmuarve janë pesë pjesëtarë të ushtrisë sllovene, dy ushtarë nga Maqedonia e Veriut dhe një zjarrfikës.

Incidenti ka ndodhur derisa punonin në mënjanimin e pasojave nga vërshimet e paradokohshme në Çërna. Gjithsej 32 persona i janë ekspozuar gazit, mes të cilëve 18 pjesëtarë të armatës së RMV-së, tetë zjarrfikës dhe gjashtë pjesëtarë të armatës sllovene. Personat e helmuar menjëherë janë dërguar në spital, ku u është ofruar ndihma adekuate.

Sipas vlerësimeve të mjekëve, të gjithë të helmuarit ndjehen mirë dhe nuk janë në rrezik për jetë. Megjithatë, në mënyrë preventive, në spital për mjekim të mëtutjeshëm janë mbajtur pesë pjesëtarë të armatës sllovene, dy ushtarë të Maqedonisë së Veriut dhe një zjarrfikës.

Të fundit