28/04/2024
10 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dyqani i akulloreve në SHBA mbyll dyert një ditë pas rihapjes, blerësit nuk respektuan masat

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuajse të gjitha shtetet nisën pjesërisht rihapjen javën e kaluar, dhe bizneset u përgatitën të mirëprisnin klientët përsëri.

Megjithatë për shkak të pandemisë koronavirus, gjërat nuk janë normale siç ishin më parë.

Një dyqan akulloresh në Masaçusets iu desh të mbyllte dyert përsëri, vetëm një ditë pas rihapjes, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi blerësit nuk pranuan të ndiqnin rregullat e distancimit shoqëror, madje ngacmonin edhe punonjësit.

Si pasojë edhe një nga punëtorët e dyqanit u detyrua ta lë punën.

“Një nga punëtorët e mi më të mirë u largua dje në fund të ndërrimit të saj për shkak të gjuhës që sollën klientët ndaj saj”, tha pronari Mark Lawrence.

Në përputhje me udhëzimet e rihapjes, siç shkruan CNN, Lawrence tha që dyqani u kërkoi të gjithë vizitorëve që të vendosnin porositë e tyre të paktën një orë përpara.

Sidoqoftë, shumë klientë e injoruan kërkesën dhe u paraqitën pa e bërë këtë.

Kur dyqani u mbush, klientët e tërhoqën zemërimin e tyre mbi stafin, tha ai.

Të fundit