Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku skela e një pallati në ndërtim ka rënë, duke plagosur dy qytetarë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusave, ku një pjesë e skelës së një pallati në ndërtim, ka rënë duke zënë poshtë dy kalimtarë, babë e bijë.
Babë e bijë u lënduan nga rënia e skelës
Kalimtarët u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa 70-vjeçari i lënduar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L. është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor”, njoftoi Spitali i Traumës.