25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

E shkatërojnë çeshmën te parku i Xhamisë Pashës, Bislimi: Paturpësi

Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar çeshmën te parku u Xhamisë Pashës dhe të njëjtën e kanë hudhur në lumin Shkumbin.

Samet Bislimi nga Komuna e Tetovës këtë akt vandal e ka quajtur paturpësi duke thënë se çeshmja do rregullohet por turpi vandalëve do të ngelet.

“Në kohën kur ne po sfidohemi me shumëçka dhe po përballemi me përplot vështitësi në përkujdesje të qytetit tonë, gjelbërimit dhe për një Tetovë më të pastër me hapësira të gjelbërta, parqe dhe kënde për fëmijë, qytetarë të pandërgjegjshëm me dëshirë që të mos e shohë Tetovën mirë ka vjedhur çeshmën në Parkun tek Xhamia e Larme, ndërsa shportën e mbeturinave e ka hudhur në lumin Shkumbin duke e ndotur atë. Paturpësi e madhe! Mizori!

Çeshma do të vëndohet përsëri. Tetova do të ketë gjelbërim. Do t’ia dalim që Tetova mos të ketë hedhurina. Do t’ia dalim që Tetovës t’ia kthejmë dinjitetin. Tetovën do ta zhvillojmë, deshët apo nuk deshët Ju dashakeqësit!” ka deklaruar Bislimi.

Të fundit