27/04/2024
10.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ekipi gjerman, klubi i ri i Granit Xhakës

Xhaka telefonon Artetën dhe i konfirmon se ka vendosur të largohet nga Arsenali.

Sot u bë e ditur nga “LondonWorld” që Granit Xhaka ka vendosur të largohet nga skuadra e Arsenalit në fund të këtij sezoni. Mesfushori me prejardhje kosovare ka vendosur që ta mbyllë kapitullin e tij me Arsenalin dhe të largohet nga “Topçinjtë” këtë verë, përcjell albinfo.ch.

Ndërkaq, gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka shkruar për Xhakën, ku edhe e ka treguar destinacionin e mundshëm të radhës për mesfushorin 30-vjeçar. Xhaka pritet të rikthehet në Bundesliga, ku Bayer Leverkuseni është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e yllit të Arsenalit.

Thuhet se Bayer Leverkuseni mund ta mbyllë një marrëveshje për afro 15 milionë euro me Arsenalin. Në anën tjetër, kushtet personale mes Xhakës dhe Bayer Leverkusenit janë shumë afër për t’u arritur.

Xhaka ka pranuar një marrëveshje katërvjeçare, e cila do ta mbajë atë te Leverkuseni deri në qershor të vitit 2027, nëse gjithçka shkon sipas planit. Marrëveshja nuk do të nënshkruhet dhe kompletohet para fundit të këtij sezoni, pasi Xhaka dëshiron të jetë 100% i fokusuar te Arsenali. / KultPlus.com

 

Të fundit