28/04/2024
19 C
Tetovo

Të tjera lajme

Erdogan njofton tërheqjen nga politik pas zgjedhjeve lokale të marsit

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se zgjedhjet lokale të
marsit në vend do të ishin të fundit për të, duke paralajmëruar fundin e angazhimit
të tij në nivelety më të larta të pushtetit gjatë më shumë se dy dekadave. Erdogan, i
cili drejton Turqinë që prej vitit 2003 dhe një vit më parë mori një tjetër mandate
5-vjeçar, ka folur për herë të parë për fundin e karrierës së tij politike. “Po punoj pa
pushim për këtë fushatë. Ne vrapojmë pa u ndalur, sepse për mua, kjo fushatë është
nëj finale. Me autoritetin që më jep ligji, këto zgjedhje janë zgjedhjet e mia të
fundit”, u shpreh kryeministri turk. Udhëheqësi 70-vjeçar shprehu besimin se
partia e tij konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim do të mbetet megjithatë në
pushtet edhe pasi ai të ketë lënë detyrën. “Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 31
marsit do të jenë një bekim për vëllezërit që do të vijnë pas meje. Do të ketë një
transferim besimi”, u shpreh kreu I AKP-së, parti që si objektiv primar ka të
rifitojë bashkinë Stambollit, të cilën e humbi në zgjedhjet e 2019-ës. AKP shpreson
të rifitojë kryebashkiakun e Stambollit në zgjedhjet e fundit të këtij muaji, duke e
parë atë të marrë nga opozita në 2019. Erdogan ishte vetë kryebashkiak i
Stambollit nga viti 1994 deri në vitin 1998. Më pas ai u zgjodh kryeministër në
vitin 2003, kur kryeministri ishte figura dominuese në politikën turke. Kjo
ndryshoi kur Erdogan u zgjodh president në 2014, pas tre mandateve si
kryeministër. Një ndryshim kushtetues në vitin 2017 e ktheu Turqinë nga një
sistem parlamentar në një presidencë ekzekutive, duke hequr pozitën e
kryeministrit dhe duke siguruar që kontrolli i Erdoganit në pushtet të mbetej i
pandryshuar. Sukseset e mëtejshme zgjedhore në 2018 dhe vitin e kaluar kanë bërë
që sundimi shpesh i diskutueshëm i Erdoganit, të shtrihej në një dekadë të tretë.

Të fundit