Wshtw promovuar rruga e re që do të lidhë fshatin Pallaticë me Tetovën.Në përurimin e kësaj rruge erdhën pothuajse tërë kabineti qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hrisitijan Mickoski, kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu dhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami. Kryetari i Komunës së Zhelnës Blerim Sejdiu theksoi se ndërtimi i kësaj rruge dhe nga ana tjetër përfundimi i qarkores së Tetovës, do të lehtësojnë komunikacionin në tërë këtë zonë por edhe brenda në qytet. Ai më tej nënvizoi se për ndërtimin e kësaj rruge është pritur 40 vite.“Kjo nuk është vetëm një rrugë. Është kthimi i dinjitetit të qytetarëve që kanë pritur me dekada, është përmbushja e një premtimi të dhënë dhe i një borxhi institucional që po e shlyejmë me punë konkrete.Projekti përfshinë 1500 metra gjatësi të rrugës, 5 metra gjërësi asfalti e deri 6 m me banikat, si dhe 500 metra mur mbrojtës, dhe një urë prej 11 metrash – e cila rrugë në total kap vlerën 27 milionë denarë, nga të cilat 20 milion denarë i siguroi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 milionë janë kofinancim nga buxheti i Komunës së Zhelinës.Sot, me ne është edhe Kryeministri i vendit – një dëshmi e qartë se bashkë, në nivel lokal dhe qendror, jemi të vendosur ta çojmë përpara zhvillimin – jo me fjalë, por me vepra” deklaroi Sejdiu.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hrisitijan Mickoski falënderoi ministrat dhe secilin që e mbështet punën e kryetarit të komunës, sepse sipas tij këto projekte janë dëshmi se ai po e kryen mirë punën e tij si kryetar komune.“Gjithashtu dua ta falënderoj edhe ministrin, anëtarët e Qeverisë, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë për mbështetjen që e japin për këtë program të Qeverisë që nënkupton realokimin e mjeteve nga buxheti qendror dhe fokusimin në projekte reale për qytetarët. Një nga ato projekte është ky ku po qëndrojmë sot, ministri tha se në thirrjen e dytë kemi më shumë se 2.5 milionë euro, projekte që do të financohen për Komunën e Zhelinës, ndërsa në thirrjen e parë ishin rreth 800.000 euro, që është gjithsej rreth 3.3 deri 3.4 milionë euro drejtpërdrejt nga buxheti të cilat do të financojnë projekte në Komunën e Zhelinës” tha Mickoski.Më tej, Mickoski shtoi se këto janë nevojat reale të qytetarëve, këto janë nevojat e ekonomisë maqedonase, natyrisht edhe të kompanive që i ndërtojnë këto projekte dhe detyra jonë si Qeveri është të sigurojmë kushte të barabarta dhe të drejta për zhvillimin e të gjitha pjesëve të territorit të shtetit, pa marrë parasysh nëse atje jetojnë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, serbë, boshnjakë apo të tjerë, nënvizoi Mickoski. Punimet për këtë rrugë filluan në muajin shkurt të këtij viti, rrugë kjo e cila do të lidh drejtpërdrejt vendbanimin Pallaticë që është fshat i komunës së Zhelinës me qytetin e Tetovës. Kjo rrugë pritet që të ketë impakt të ri në zhvillimin e mëtejshëm të këtij fshati, pasi që banorët e këtij fshati të komunës së Zhelinës edhe pse janë afër Tetovës, megjithatë për të arritur në qytet, shfrytëzojnë rrugën përmes Treboshit dhe Zhelinës







