Kryeministri i Maqedonisë së Veriut duke komentuar vendimet e fundit të Gjykatës Themelore të Tetovës lidhur me zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, tha se duke patur parasysh se gjykatësit dhe prokurorët janë zgjedhur në shtabet partiake atëherë vendimet e tyre nuk mund të na habisin. “Përgjegjësi do të ketë, por hetimin nuk e udhëheq qeveria, hetimin e udhëheq prokuroria, vendimin e sjellin gjykatat. Ne shumë herë në të kaluarën kemi thënë se ata as nuk kanë kredibilitet as legjitmitet. Sepse në të kaluarën, gjykatësit dhe prokurorët e dini se ku janë zgjedhur në shtabet e LSDM-së dhe BDI-së. Dhe, është logjike, ju çfarë vendimesh prisni të sjellin ata gjykatës dhe ata prokurorë. Është logjike se do të sjellin aktgjykim të tillë për vëllaun e ish miinistrit, sigurisht se nuk do të sjellin aktgjykim ndryshe. Ata gjykatës dhe ata prokurorë ashtu do të gjykojnë dhe ashtu do të dënojnë derisa nuk ndodh një resetim I tërësishëm i sistemit gjyqësorë. Dhë që të ndodhë resetim i tërësishëm, ne duhet të resektojmë ligjet dhe kushtetutën e vendit. Nuk duam të punojmë ashtu siç dikush në mënyrë të egër ka bërë në të kaluarën. Dhe derisa jam unë kryeministër garantoj drejtësi për gjithsecilin, nuk ka qytetarë të rendit të parë dhe të dytë. Të gjithë jemi të barabartë para ligjeve dhe ashtu do të vazhdojmë të funksionojmë” deklaroi kryeministri Hristijan Micksoki. Më tej kreu i qeverisë, ka ftuar prokurorinë që të rishikojë vendimet për rastet tragjike që kanë ndodhur në të kaluarën. Ftoi që të ketë hetime të pavarura dhe pa kursyer askënd. “Ftoj prokurorinë edhe njëherë që të rivlerësojë të gjitha ata raste që në të kaluarën ishin neglizhuar, në mesin e tyre është Spitali Modular në Tetovë, Llaskarca, Besa Trans, e kështu me rradhë, duke përfshirë edhe rastin e fundit në Koçan. Çdo kush që ka përgjegjësi, duke më përfshirë edhe mua të jetë përgjegjës, pa dallim se nga cila parti vjen” tha Mckoski. Edhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami është shprehur nuk mund të priten vendime tjera. AI tha se këta raste duhet të trajtohet në atë mënyrë që të dihen shkaqet e vërteta të zjarrit dhe jo si ka ndodhur deri më tani vetëm sipërfaqësisht.
“Inkurajojmë çdo prokurorë dhe çdo gjykatës, që edhe në këtë rast,sikurse edhe në tragjeditë tjera që na kanë ndodhur në të kaluarën, duhet ti trajtojnë njerëzisht dhe jo politikisht dhe unë besoj se vetëm ashtu do të vijmë deri tek fajtorët e vërtetë dhe do të vijmë deri tek vendimet e sakta”, deklaroi Kasami. Ndyshe, Gjykata Themelore e Tetovës më 16 maj ka shpallur vendimin për rastin në zjarrin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona. Me këtë rast të akuzuarit Florin Besimi ish drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës dhe Artan Etemi ish drejtor organizativ i spitalit u dënuan me 1.6 vite burg, ndërsa Spitali Klinik i Tetovës morri dënim me para prej 1 milion denarë.
Mickoski: Me gjykatës dhe prokurorë partiak nuk ka drejtësi







