24/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

ESSH: Studentë të diplomuar në vitin 2022 më pak për 3,5 për qind në krahasim me vitin 2021

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, të fituara nga raportet e pranuara, në vitin 2022, në shkollat dhe fakultetet e larta profesionale kanë diplomuar 7483 studentë të nivelit universitar, që shënon zvogëlim për 3,5 për qind në krahasim me vitin 2021.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 5995, afërsisht 80,1 për qind janë studentë të rregulltë, ndërsa 1488 afërsisht 19.9 për qind janë studentë me korrespondencë.

Numri më i madh, ose 57,1 për qind  janë studente të diplomuara.

“Nga numri i përgjithshëm i studentëve, 40 për qind kanë diplomuar në afat të caktuar, ndërsa 60 për qind diplomuan pas afatit të paraparë”, bën të ditur ESHS në publikimin për të diplomuarit në vitin 2022.

Të fundit