Pronarët e automjeteve, përfundimisht me 12 shkurtin këtë vit duhet të bëjnë ndryshim të shenjës “MK” në targa me shenjën e re “NMK”. Etiketat me shenjën e re “NMK” do të kushtojnë më së shumti 50 denarë, ndërsa do të mund të merren në stacionet për kontroll teknik.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarojnë se në pajtim me Marrëveshjen kornizë për furnizim të targave, është bërë kontrata për furnizim me operatorin e zgjehdur ekonomik, për çka rrjedhin afatet ligjore për dërgesë të etiketave.
“Në pajtim me vendimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për çmimet e formularëve që i jep Ministria e Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 2 nga 03.01.2024, çmimet e etiketave do të siëëen prej 30 deri 50 denarë”, theksojnë nga MPB.
Sipas paralajmërimeve të ,ëparshme nga MPB, ato do t’u dërgohen stacioneve për kontrolle teknike, ku qytetarët do të mund t’i blejnë.
Obligimi për përdorim të kodit “NMK” në targa është nga Marrëvehsja e Prespës.