Dy shtetas të Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Gostivar kanë raportuar në polici se u janë marrë para nga dy persona, të cilët në mënyrë të rreme u janë prezantuar si policë. Nga SPB-Tetovë thonë se janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.
“Dje (01-shkurt) në orën 20:20, personat S.A.(23) dhe B.G.(29) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar në SPB-Tetovë kanë raportuar se rreth orës 05:30 pranë urës së lumit Vardar në Gostivar janë ndaluar nga dy persona me një automjet, të cilët ishin prezantuar në mënyrë të rreme se janë zyrtarë të policisë dhe prej tyre kishin marrë para. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së