21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Familjarët nderojnë ata që humbën jetën në nëndetësen “Titan”

Familja e miliarderit britanik Hamish Harding, aventurierit që humbi jetën në nëndetësen “Titan” me katër pasagjerë të tjerë, i ka bërë homazhe “babait të tyre të përkushtuar”.

Pesë pasagjerë vdiqën në shpërthimin e nëndetëses gjatë udhëtimit në rrënojat e Titanikut – miliarderi Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Sulaiman, oqeanografi francez dhe eksperti i Titanikut Paul-Henri Nargeolet dhe Stockton Rush, themeluesi i kompanisë ” Oceangate”.

Familja e Harding tha në një deklaratë se ai ishte “një eksplorues i pasionuar, pavarësisht nga fusha, i cili jetonte për familjen e tij, punën e tij dhe aventurën e radhës”.

Vdekja e tij la “një boshllëk në jetën tonë që nuk mund të plotësohet kurrë”, tha familja e tij, duke shtuar se ata ishin “të bashkuar në pikëllim” me familjet e viktimave të tjera.

“Është me një zemër të rëndë dhe pikëllim të madh që ne vajtojmë humbjen e Zëvendës Presidentit tonë Shahzada Dawood dhe djalit të tij të dashur Suleman Dawood,” tha në një deklaratë Engro Corporation, një konglomerat pakistanez./makfax/

Të fundit