11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një vajzë e mitur ka humbur jetën pasi ka rënë nga një triçikletë

Mbrëmë rreth orës 18:30 në SVR Shkup është raportuar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, RS (41) nga Shkupi, duke drejtuar një triçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë së bashku me një vajzë  të mitur .

Pas aksidentit, të dy janë transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku drejtuesi i mjetit R.S. i është konstatuar lëndime fizike.

Pasagjeri i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës ka ndërruar jetë.

Një ekip inspektues nga SVR Shkupi ka këqyrur vendin dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Të fundit