21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalen, por duhet të reduktohen

Në vitin 2015 në fshatin Shipkovicë, ndodhën vërshimet katastrofale të cilët shkaktuan
edhe viktima.Kanë kaluar shtatë që atëherë, ku u dhanë shumë premtime se do të
punohet në parandalimin e fatkeqësive natyrore ose të minimizohen pasojat. Pas tërë
këtyre vitesh me ndihmën e shtetit Zvicerian dhe UNDP-së, është duke u realizuar projekt
për parandalimin e vërshimeve. Me këtë rast Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit
Hapësinor Naser Nuredini, ambasadorja e Zvicrës Veronik Hulmann, Përfaqësuesi i
Përhershëm i UNDP-së Armen Grigorian dhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall
Kasami, realizuan një vizitë në terren në punimet ndërtimore për rregullimin e përroit në
fshatin Shipkovicë, që po realizohet në kuadër të Programit për përmirësimin e
rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.
Rregullimi i përroit ka një gjatësi prej 3.6 kilometra, me theks në pjesën e përroit që
kalon nëpër fshat në një gjatësi prej 350 metrash dhe zbatohet nga muaji prill deri në
nëntor të këtij viti.
Qeveria zvicerane, përmes Programit për përmirësimin e rezistencës ndaj
përmbytjeve në rajonin e Pollogut, mbështet një set gjithëpërfshirës të masave
zbutëse shtesë dhe masave për të rritur rezistencën – tha ambasadaroja Hulmann,
duke theksuar se ky Program ka për qëllim të zëvendësojë përgjigjet standarde ad-
hoc ndaj ngjarjeve nga përmbytjet dhe qasjet tradicionale të kontrollit të
përmbytjeve me menaxhimin e integruar të përmbytjeve bazuar në rrezik.
Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Armen Grigoryan, the se ne duhet të menaxhojmë
rreziqet, dhe jo vetëm fatkeqësitë. Autoritetet lokale duhet të planifikojnë në mënyrë
strategjike dhe të përgatiten për t’iu përgjigjur shpejt krizave për të mbrojtur njerëzit dhe
të mirat materiale.
– UNDP është këtu për të ndihmuar në vendosjen e një sistemi të koordinimit efektiv
ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe lokale, i cili është me rëndësi kritike në këtë
proces. Qasja e integruar e nëntë komunave në rajonin e Pollogut në fund do të jetë
përmirësimi i qëndrueshmërisë së përgjithshme të komunitetit ndaj përmbytjeve –
theksoi Grigoryan.
Mesazhi kryesor nga Shipkovica ishte se edhe pse fatkeqësitë natyrore ndikojnë tek të
gjithë dhe nuk mund të ndalen, me zhvillim të zgjuar të bazuar në menaxhimin e
rreziqeve, efektet e tyre mund të zbuten./Tv Koha/

Të fundit