19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Japonia dhuroi eskavator për komunën e Zhelinës

Komuna e Zhelinës në të ardhmen do të ketë në shfrytëzim një eskavator për
nevojat e komunës si për pastrimin e shtretërve të lumenjëve poashtu edhe për
mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit.Kjo, falë një donacioni të Amasadës së
Japonisë që sot edhe zyrtarisht I është ndarë kësaj komune. Ceremonia e
promovimit për këtë eskavator është bërë në komunën e Zhelinës, ku ishte i
pranishëm edhe Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut Sawada Hironori.
Ky eskavator do të jetë në shërbim të Ndërmarrjes Publike Komunale në Komunën
e Zhelinës, tha kryetari i kësaj komune Blerim Sejdiu.Sipas tij, në këtë drejtim
ndihmesa do të jetë për parandaluar edhe vërshimet eventuale dhe raste tjera që
mund të paraqiten.
Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut Sawada Hironori tha se ndjehet I
kënaqur që në gjashtë muajt e kaluar, me këtë eskavator janë bërë shumë punë dhe
do të vazhdojë të jetë në shërbim të komunës edhe në të ardhmen.
“Me këtë eskavator janë bërë pastrime të shtretërve të lumenjëve, pastrimi I
deponive dhe hapja e rrugëve lokale.Me këët donacion janë sanuar 250 metër të
rrjetit të ujësjellësit dhe 150 metër të rrjetit të kanalizimit.Populli Japonez është
krenar që ndihmon popullatën e maqedonisë për mbrojtjen e ambientit jetësor”, tha
Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut Sawada Hironori
Edhe nga Ndërmarrja Publike në Zhelinë, falënderuan ambasadën e Japonisë që
është kujdesur që kësaj komune t`I dhurojë këtë eskavator me të cilin do të mund të
realizohen shumë punë.
Ky eskavator është shumë i mirëpritur për komunën e Zhelinës, theksoi kryetari
Sejdiu, duke shtuar se ka patur një aplikim nga ana e ambasadës dhe komuna e
Zhelinës ka konkuruar për të marrë këtë donacion dhe në të ardhmen do të
nevojitet për shumë punë në terren në territorin e kësaj komune./Tv Koha/

Të fundit