19/06/2024
25.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ferguson: Epidemia në Britani të Madhe po ngadalësohet, së shpejti priten edhe teste për antitrupa

Epidemia e koronavirusit të ri në Britani të Madhe tregon shenja të ngadalësimit, ndërsa testet e antitrupave mund të jenë gati për disa ditë, deklaroi sot profesori i biologjisë matematikore në Imperial kolexhin, Nill Ferguson.

“Konsiderojmë se në këtë moment epidemia në vend po ngadalësohet”, tha Ferguson për radion BBC.

Sipas tij, një e treta apo madje edhe 40 për qind të qytetarëve nuk kanë kurfarë simptoma, ndërsa vetëm dy për qind e qytetarëve janë të infektuar.

Ferguson shtoi se edhe testet e antitrupave janë në fazë përfundimtare të vlerësimit dhe se mund të jenë gati për përdorim për disa ditë. ab/

Të fundit