Punimet me vendosjen e spitalit të madh mobil në Central Park në Nju-Jork, ku tashmë ekzistojnë rreth 50.000 shtretër, filloi sot.
Pritet që prej nesër spitali të jetë gati për të pranuar pacientë të rinj të prekur me koronavirus, ndërsa në këtë vend janë 33.776.
Në anën lindore të parkut, që është drejt spitalit “Maunt Sinaj”, ndodhen 14 tenda, ndërsa do të ketë repart për trajtim intensiv me respiratorë. Për pacientët do të kujdeset një ekip i mjekëve dhe infermierëve, i cili u ka ndihmuar personave të infektuar nga ebola në Afrikën Perëndimore, por edhe refugjatëve sirianë në Irak dhe të goditurve nga tërmeti në Ekuador, shkruan “Nju-Jork post”.
Koordinatori i punonjësve shëndetësorë Eliot Tenpeni deklaroi se pret që spitali të fillojë me punë për 48 orë.
SHBA-ja, e cila ka popullsi prej 329 milionë banorësh deri më tani i ka 142.196 të infektuar me koronavirus, ndërsa jetën e kanë humbur 2.479 persona. Më shumë persona pozitiv me Kovid-19 në SHBA ka në shtetin federal Nju-Jork dhe ky numër sot i ka tejkaluar 50.000 persona.
Në qytet sot do të mbërrijë edhe një anije ushtarake-spital, ku ka njëmijë shtretër dhe disa salla operacioni. Përveç kësaj autoritetet e qytetit kanë vlerësuar se së shpejti do t’u nevojiten edhe 140.000 shtretër, pajisje mbrojtëse, respiratorë dhe personel mjekësor.
Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bil de Blasoi paralajmëroi se 5 prilli do të jetë “Dita D” për qytetin. shk/