Me ndeshjet e xhiros së 30-të të dielën përfundon kampionati i ligës së dytë sezoni 2024/2025. Dilema e vetme mbetet se cila ekip do të kualifikohet krahas Makedonija Gj.P në elitë, Arsimi apo Bashkimi. Takimet luhen nesër me fillim në ora 17:00.
Të dielën në të gjitha terrenet e Ligës së dytë zhvillohet java e fundit e kampionatit 2024/2025, kur edhe zyrtarisht do të mësohen ekipet që do të kualifikohen në Ligën e pare dhe ekipi që do të luan në balotazh. Më pranë suksesit historikë është ekipi i Arsimit të Çegranit të cilën ekip e ndanë vetëm edhe një pike nga suksesi historik. Ndihmës trajneri Saimir Fetai tha se java e është momenti për të realizuar një ëndur gjysmë shekullore për Arsimin dhe Çegranin
“ Arritëm dal nga dal deri tek ndeshja e fundit të këtij kampionati që nuk ka qenë i lehtë, ka qenë sfidues, por ka qenë edhe shumë i bukur dhe me shumë sukses për ekipin e Arsimit pasi kemi bërë ndeshje shumë të bukura, me një lojë jashtëzakonisht të bukur. Këtë nuk e them vetëm unë por e thuan edhe shumë njerëz njohës të futbollit dhe mendoj që nëse ka një ekip i cili do të duhej të kalonte në Ligën e pare padyshim se është ekipi i Arsimit, duke pasur para sysh at që kemi treguar gjithë këtyre 29 xhiro. Java e fundit është një ëndur gjysmë shekullore për këtë klub dhe nuk kam se çka të fsheh shkojmë në Negotino për të marr tre pikë dhe pse jo të festojmë së bashku edhe si kampion“ deklaroi Saimir Fetai ndihmës trajner I KF Arsimi
Me fitoren eventuale nga ndeshja e fundit Arsimi do të siguronte kualifikim në elitë që paraqet një sukses historik për këtë klub me traditë 52 vjeçare andaj pritet një festë e madhe nga Çegranasit. Për kë trajneri Saimir Fetai tha se festa do të varet nga epilogu edhe i ndeshjeve tjera
“Po tani varet edhe nga ndeshjet tjera kjo situatë por ne do të japim më të mirën që të dalim fitues nga kjo dhe siç e thash nga ajo që kemi treguar meritojmë të jemi edhe në vendin e parë dhe të shpallemi fitues. Patjetër që do të ketë një festë të madhe në Çegran për këtë ëndur gjysmë shekullore” tha Saimir Fetai
Në bazë të vendimit të djeshëm të komisionit për disiplinë ku ndeshja Kozhufi – Bashkimi regjistrohet se është luajtur, por pikët nga kjo ndeshja nuk i jepen asnjerës ekip me çka do të thotë se aktualisht skuadtrra e Bashkimit mbetet në pozitën e tretë me 60 pikë dhe e ka të sigurt balotazhin për kualifikim në elite . Pra, ndeshja në Shtip për Bashkimin ka domnethѱnje vetëm nëse Arsimi pëson humbje në Negotinë nga Vardari, ndërsa çdo rezultat tkjetër e ka të sgurtë balotazhin. Pas këtij vendimi të komisionit të displinës tani më Makedonija Gj.P, ka të siguruar klulifikimin në elite, ndërsa me fitore eventuale kundër Bellasicës do të shpallej kampion i Ligës së dytë








