29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fiala: E ardhmja e BE-së është me ju

Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, si përfaqësues i Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, shprehi urimet ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për hpajen e negociatave me BE-në. “E ardhmja e BE-së është me ju dhe e arritshme. Ju uroj që të lëvizni sa më shpejt drejt familjes sonë”, nënvizoi ai.

Të gjithë ne, tha Fiala, do të jemi më të fortë pikërisht për shkak të zgjedhjes suaj që u vu në provë disa herë, duke theksuar se ata e vlerësojnë veçanërisht që qëndrojmë së bashku me BE-në dhe politikat e saj përballë agresionit rus.

“Në Europën e sotme duhet të jemi sa më të bashkuar. Republika Çeke ka mbështetur gjithmonë zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe do të mbetet e tillë. Ne jemi të nderuar që ky lloj progresi po ndodh pikërisht gjatë presidencës sonë, por duhet të falënderojmë edhe presidencën franceze për punën e palodhur dhe përkushtimin që na lejoi të arrijmë këtë moment historik”, theksoi Fiala.

Republika Çeke dhe e gjithë Evropa, Fiala tha se ata e kuptojnë rëndësinë e integrimit evropian për demokracitë tona, sigurinë dhe zhvillimin e ekonomisë.

Ndryshe, Republika e Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, e paraparë në ora 09:30 në Këshillin e Bashkimit Evropian, të cilës do t’i drejtohet kryeministri Dimitar Kovaçevski si udhëheqës i delegacionit maqedonas.

Të fundit