30/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Komisioni për Sëmundje Infektive ka përgatitur protokollin për zgjedhje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e rregult për shtyp bëri të ditur se me kërkesën e presidentit Stevo Pendarovski, Komisioni për Sëmundje Infektive ka përgatitur protokoll për zbatimin e fushatës dhe për ditën zgjeodhore, përkatësisht mënyra e zgjedhje.

“Ky protokoll u mbështet në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e komisionit, dhe i njëjti duhet të zbatohet në mënyrë të plotë, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se të gjithë liderët e partive politike të pranishëm në kabinetin e Stevo Pendarovskit, paraprakisht janë deklaruar se do ta respektojnë protokollin e sjellur nga komisioni dhe se ky protokoll del nga rekomandimet e përgjithshme që momentalisht janë në fuqi.

“Parashihen masa që në mënyrë precize rregullohet mbajtja e fushatës, aktivitetet politike të partive politike, tubimet dhe në fund, dita e fundit e votimit”, tha Filipçe./Telegrafi/

Të fundit