30/04/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi sanimi I gropave në rrugën Ivo Llolla Ribar

Një ditë pas raportimit të televizionit Koha për gropat në rrugën Ivo Llolla Ribar respektivisht nga Shkolla e Muzikës e deri tek stadiumi I qytetit,  pasditen e sotme kanë filluar punimet për sanimin e gropave.Sanimi I tyre do të përmirësojë dukshëm zhvillimin normal të komunikaconit në këtë pjesë të qytetit të Tetovës, sidomos për banorët e lagjes Potok dhe Drenovec, të cilët çdo ditë duhet që të kalojnë në këtë rrugë. Mbulimi i gropave ishte një kërkesë e qytetarëve të cilët qarkullojnë në këtë rrugë, jo vetëm të qytetit tëTetovës por edhe atyre që gravitojnë nga komunat tjera dhe me këtë do të përmirësohet dukshëm lëvizja e automjeteve duke mos shkaktuar pengesa dhe dëmtime të veturave. Problemi I kësaj rruge nuk e ka zanafillën tash, por pothuajse 15 vitet e fundit është asfaltuar të paktën tre herë dhe tre herë është dëmtuar sërish.Shpesh herë arsyetimi i autoriteteve të komunës së Tetovës ka qenë se dëmtimet janë për shkak të ujrave atmosferik dhe kanalizimittë dobët në atë zonë duke bërë që shumë shpejt të dëmtohet edhe asfalti I sapovendosur. Ndryshe, kjo rrugë gjatë periudhës së kaluar njëvjeçare ishte më pake frekuentuar shkaku I punimeve në rrugën Strasho Pinxhur dhe vozitësit shfrytëzonin rrugë tjera alternative për të arritur në qendër të qytetit.Por, me lëshimin në përdorim të rrugës së re në Strasho Pinxhur, sërish kjo arterie rrugore është kthyer në destinacion të parë dhe të preferuar për vozitësit që qarkullojnë për në qendër të Tetovës dhe anasjelltas në drejtim të lagjes Drenovec.

Të fundit