30/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon beteja për lirimin e hapësirave të uzurpuara

Beteja e pushtit lokal në Tetovë me uzurpimet e hapësirave publike vazhdon. Fenomeni për të përvetësuar pronat publik, që u takojnë qytetarëve vërehet në çdo skaj të qytetit, duke mos përjashtuar edhe pjesën qendrore.Kryesisht, këta uzurpime kanë të bëjnë me qytetarëtë cilët jetojnë pranë banesave kolektive për të gjetur një vendparkim ose për të zgjeruar biznesin e tyre në mënyrë të paligjshme. Kësisoji në rrugët “Boris Kidriç”, “Kompleksi Bazar”, parkingu përballë shkollës “Liria”, rruga e “Ilindenit” si dhe tek “tregu i Grave”, Komuna e Tetovës nëpërmjet Inspektoriatit komunal ka bërë largimin dhe mënjanimin e hapësirave të uzurpuara në këto pjesë të rrugës.

Beteja do të vazhdojë edhe lirimin e trotuareve nga ana e shitoreve dhe shitësve përreth tregut të gjelbërt.

Nga komuna e Tetovës thonë se hapësirat e gjelbërta janë për të gjithë. Inspektoriati komunal i’u bënë thirrje qytetarëve që reklamat dhe gjërat etjera në hapësirat gjelbëruese të njejtat t’i largojnë në të kundërtën do të ndërhyjë inspektoriati komunal ku do të pasojnë edhe dënimet.

Të fundit